Çfarë japim ne me programet tona

  • Trajnim

    Trajnimet në 3 nivelet e ndryshme me një fokus të veçantë në vlera, etikë dhe lidership të udhëhequr nga karakteri.

  • Certifikim

    Certifikatat e trajnimit lëshohen nga "Arizona State University" dhe "McCain Institute for International Leadership" në SHBA.

  • Network

    Rjeti jonë global i njerëzve që ndajnë vlera dhe botëkuptim të përbashkët shtrihet në 50 vende të ndryshme të botës.

3 nivelet e programit që formojnë liderët tanë.

Frymëzohu për të dalë jashtë zonës së rehatisë. Aty fillon jeta!

  • Niveli BAZIK

    Niveli i parë i cili përfundohet në pak orë, është tërësisht online me leksione të regjistruara, pra vendos ti në cilin moment t'a zhvillosh. Në përfundim lëshohet certifikata përkatëse.

  • Niveli i NDËRMJETËM

    Këtu, na bashkohen edhe ekspertë vendas dhe të huaj, liderë nga fusha të ndryshme, për të na sjellë perspektivën e tyre në diskutimet tona.

  • Niveli i AVANCUAR

    Ky nivel zhvillohet në grupe më të vogla. Liderët tanë të rinj pajisen këtu me mjetet për të udhëhequr ndryshimin.

Çfarë është lidershipi dhe pse është i rëndësishëm?

A na duhen vërtetë liderët?

Asnjë organizatë e suksesshme nuk do të ishte aty ku është sot pa një lidership efektiv. Lidershipi efektiv është pothuaj gjithmonë njëri prej shtytësve kryesorë për rritje, zhvillim dhe novacion.

Megjithëse shumë prej nesh refuzojnë ta pranojnë, ne jemi natyrshëm të predispozuar të kërkojmë drejtimin e liderëve.

Lidershipi ka të bëjë me motivimin dhe bashkimin e njerëzve për t’u angazhuar drejt një qëllimi të caktuar. Një botë pa liderë do të ishte kaotike.

RRETH NESH

Krijojmë një rrjet global njerëzish që ndajnë vlera dhe botëkuptim të përbashkët.

McCain Institute for International Leadership është një organizatë e themeluar në SHBA, pjesë e Arizona State University. Në vijim të trashëgimisë politike të ish senatorit të SHBA, John McCain, një nga objektivat parësore të kësaj organizate, është edhe fuqizimi global i lidershipit të udhëhequr nga karakteri. Duke filluar nga viti 2018 kjo organizatë filloi të ushtronte aktivitetin e saj edhe në Shqipëri duke sjellë një nga programet kryesore të lidershipit të McCain Institute, trajnimin “Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri”.

PËRSHTYPJET

Çfarë thotë kush është bërë pjesë

Klevisa Kapo

Do t'ja sugjeroja kujtdo që kërkon të shohë ndryshimin në "botën e tij". Një trajnim i cili të ndihmon të edukosh mendjen duke kaluar më së pari nga edukimi i zemrës.

Rikela Fusha

Kjo eksperiencë do të mbetet si një ndër më të vlefshmet për të më orientuar drejt vlerave, integritetit dhe karakterit të qëndrueshëm.

Gliqeri Riza

Të rinjtë që mendojnë ndryshe, kanë vizion, vlera, parime dhe qëndrueshmëri, ata janë e ardhmja, ndryshimi dhe lidershipi që na duhet! Ja kaq! Faleminderit, McCain Institute!

Jona Vina

E privilegjuar që ndodhem mes të rinjsh, të cilët më optimizojnë karakterin e më bëjnë të rris në kapacitet ëndrrat, vizionin dhe guximin për të mos u ndalur përballë vështirësish.

Alesia Makaj

Programi më i mirë i lidershipit në Shqipëri. Ajo që vlerësoj më shumë është njohja dhe zhvillimi i liderit që qëndron brenda jush!

Tea Matushi

Ky trajnim më ka dhënë vetëm mësime, mendime pozitive dhe një horizont akoma më të gjerë nga përpara se t'a nisja. Të gjithë personat që njoha aty janë përfundimisht liderë të së ardhmes.

KUSH NA MBËSHTET

FAQ

Pyetjet që na bëhen më shpesh

  • Sa kushton pjesëmarrja?

    Secili nivel ka tarifat e tija të regjistrimit. Kliko në faqet e nivelit bazik, apo të ndërmjetëm, apo të avancuar, për të mësuar tarifat e regjistrimit, përkatëse. - Shuma që paguhet nga pjesëmarrësi është vetëm tarifa e regjistrimit dhe nuk përbën vlerën reale të programit të trajnimit, i cili financohet kryesisht nga grante të lëshuara nga McCain Institute for International Leadership, organizatë e regjistruar në SHBA.

  • Është e detyrueshme t'i ndjek të treja nivelet?

    Jo. Në përfundim të çdo niveli ju do të certifikoheni dhe më pas vendosni ju në të vazhdoni më tej me nivelet e tjera.

  • Si është i strukturuar kursi?

    Kursi ofrohet në tre nivele. Duhet të filloni patjetër nga niveli bazik dhe nëse dëshironi mund të kaloni edhe tek nivelet e tjera.

  • Ku i keni zyrat? Ku bëhen trajnimet?

    Zyrat i kemi në bllok tek rruga Vaso Pasha, nr. 2, hyrja 2. Trajnimet zhvillohen Online ose tek Universiteti Luarasi, në varësi të nivelit.

  • A duhet të jem diplomuar që të marr pjesë?

    Jo, trajnimi është i hapur për të gjithë.

  • Ku mund t'ju kontaktoj për pyetje të tjera?

    Tel +355 67 533 3927 - email: mccainalbania@asu.edu - Adresa: Rr. Vaso Pasha, nr. 2, hyrje 2. Tiranë